– “Atyre iu tha: “Jetoni në këtë vend …” – Allahu i Lartësuar i udhëzoi që të hynin në atë vendbanim, që do të ishte atdheu i tyre. Bëhet fjalë për vendin e quajtur Iljae.
– “… dhe merrni nga mirësitë e tij ku të dëshironi,” – Atje kishte plot pemë, fruta e bereqet, dhe Allahu i Lartësuar u dha leje të merrnin e të hanin ku të dëshironin. Por, gjithashtu, Ai i urdhëroi të bënin diçka të thjeshtë, që do të tregonte pendimin e tyre të sinqertë dhe nënshtrimin ndaj Tij:
– “por thoni “Na fal!” dhe hyni në portat e tij duke rënë në sexhde, që t’jua falim gjynahet, ndërsa vepërmirëve t’ua shtojmë shpërblimin!”” – Kur të hyni në portat e këtij vendi, thoni: “Hittatun!” – “Na fal e na i fshi gjynahet tona!”
– “… dhe hyni në portat e tij duke rënë në sexhde, që t’jua falim gjynahet, …” – Hyni në portat e këtij vendbanimi me përunjësi dhe mirënjohje ndaj Zotit tuaj. Kështu, ata u urdhëruan që të hynin në atë vend duke kërkuar falje dhe duke shprehur përulje e respekt ndaj Zotit, dhe kundrejt kësaj, Zoti u premtoi falje të gjynaheve dhe një shpërblim të mrekullueshëm që në jetën e kësaj bote. Madje, Ai u premtoi edhe një shpërblim të përjetshëm, që do t’u jepej Ditën e Gjykimit:
– “… ndërsa vepërmirëve t’ua shtojmë shpërblimin!” – Të mirëve do t’ua shtojmë të mirat e dynjasë dhe të ahiretit. Megjithatë, zullumqarët nuk e zbatuan këtë urdhër hyjnor dhe të mrekullueshëm të Allahut të Lartësuar por: