– “Atëherë, Musai u lut: “Zoti im! Na fal mua dhe vëllanë tim dhe na përfshi në mëshirën Tënde! Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve”.”. – Më fal mua dhe vëllain tim Harunin! Na përfshi në mëshirën Tënde, o Zot! Mëshira Jote është një kështjellë e fortë, që na mbron nga të gjitha të ligat. Është mëshira Jote, o Zot, që na siguron lumturinë. Ti je më i Mëshirshmi se çdokush tjetër që mëshiron. O Allah, Ti je më i mëshirshëm me ne, sesa vetë baballarët dhe nënat tona. Madje, Ti je më i mëshirshëm me ne, sesa ne me vetet tona.