Select Page

– “Kur u penduan thellësisht dhe e kuptuan se kishin gabuar …” – Musai ua shpjegoi situatën e mjerë ku kishin rënë, prandaj ata u penduan për atë veprim. Ata e kuptuan se kishin devijuar nga rruga e drejtë dhe thanë:

– “… ata thanë: “Nëse nuk na mëshiron dhe nuk na e fal gabimin Zoti ynë, ne atëherë do të jemi më të shkatërruarit!”.” – Nëse Zoti i Madhërishëm  nuk na mëshiron dhe nuk na tregon rrugën drejt mëshirës së Tij, ne do të jemi të humbur. Nëse Ai nuk na e mundëson dhe nuk na jep sukses që ta adhurojmë Atë, nëse Ai nuk na jep forcë dhe vullnet për të bërë vepra të mira, që Ai i do, ne do të mbetemi të humbur e të dëshpëruar. Nëse i Madhërishmi nuk na i mbulon të metat tona dhe nuk na i fal gjynahet, sidomos idhujtarinë që bëmë, ne do të humbim gjithçka të mirë në dynja dhe ahiret.