Select Page

Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë! Na dhuro kënaqësinë që gratë tona dhe pasardhësit tanë të jenë kënaqësia e syve tanë, – Na jep shoqëri, miqësi dhe bashkëshorte të mira! Na jep edhe pasardhës të mirë, që të na kënaqin sytë dhe shpirtin tonë! Nëse lexojmë mirë gjendjen e këtyre fatlumëve, i kuptojmë mirë ambiciet dhe vullnetin e tyre të lartë. Me këtë gradë të lartë të besimit, ata nuk qetësohen, derisa t’i shohin qartë miqtë dhe fëmijët e pasardhësit e tyre të bindur ndaj Zotit dhe adhurues të mirë. Ata duan t’i shohin të ditur dhe punëtorë të palodhur me diturinë e tyre.

Në fakt, duke u lutur për miqtë, gratë dhe pasardhësit e tyre, ata luten edhe për veten e vet, sepse dobia e gjithë kësaj kthehet tek ata vetë. Prandaj po të vëresh me kujdes, kur u lutën për këtë, ata e konsideruan si dhuratë për vetë ata, prandaj thonë heb lena – Na dhuro kënaqësinë që gratë tona dhe pasardhësit tanë të jenë kënaqësia e syve tanë. Kjo dua është në dobi të të gjithë muslimanëve, sepse rregullimi i këtyre që u përmendën, është shkak që sjell rregullim edhe  për të tjerët.

… e na bëj udhëheqës të të devotshmëve! – Na ngrij, o Zoti ynë, në këtë gradë të lartë, në gradën e siddikinëve të sinqertëve dhe atyre adhuruesve që janë të kompletuar. Kjo është grada e imamit në fenë e Zotit dhe grada e të qenurit shembull për të devotshmit, në fjalë dhe vepra. Njerëzit marrin shembull nga veprat e tyre dhe gjejnë qetësi me fjalët e tyre. Njerëzit e mirë ecin pas tyre, gjejnë udhëzimin e drejtë dhe bëhen udhëzues të të tjerëve. Sigurisht që lutja për diçka është dhe lutja për gjithçka, pa të cilën ajo nuk mund të arrihet.

Dhe kjo gradë, pra, grada e udhëheqësit në fenë e Zotit mund të arrihet veçse me sabër dhe jakin, siç thotë Zoti: “Prej tyre Ne bëmë prijës që, me urdhrin Tonë, udhëzojnë (në udhën e drejtë), pasi ata ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të sigurt. [Sexhde 24]. Pra, kjo është lutja që Zoti të të bëjë ty durimtar në bindjen ndaj Tij, durimtar që të ruhesh nga gjynahet dhe mosbindja, durimtar gjatë fatkeqësive dhe belave të caktuara nga Zoti. Është dua që Zoti të të japë diturinë e plotë që e çon robin në gradën e jakinit sigurisë së plotë. Këto cilësi dhe punët e mira i sjellin robit mirësi të shumta dhe dhurata të mëdha nga Zoti. Ata do të jenë në gradat më të larta që mund të arrijnë krijesat pas profetëve. Duke qenë se synimet dhe ambiciet e tyre ishin të larta, Allahu i shpërbleu sipas punës së tyre me grada të larta në xhenet. Ai thotë: