– “(Adhuruesit e të Gjithëmëshirshmit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë duke gënjyer dhe, kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e shmangur me dinjitet.“ – Këta nuk iu afrohen fjalëve dhe veprave të ndaluara. Ata iu largohen të gjitha vendeve dhe përzierjeve me fjalë dhe vepra të ndaluara. Të tilla janë p.sh., tallja me ajetet e Allahut, polemika me kotësi kundër të vërtetës, përgojimi, përçarja mes muslimanëve, fyerja dhe shpifjet, tallja e përqeshja, muzika, pijet dehëse, shtrojet e mëndafshta, etj. Kur ata as që u afrohen këtyre gjynaheve, sigurisht që edhe nuk i flasin apo bëjnë ato.