Select Page

Janë ata që veç Allahut, nuk i luten asnjë zoti tjetër … – Ata e adhurojnë Alahun si një e të vetëm, me sinqeritet e korrektësi, duke zbatuar fenë e drejtë e të vërtetë. Ata i përkushtohen dhe dedikohen tërësisht Atij dhe heqin dorë nga gjithçka tjetër që të paditurit adhurojnë.

… dhe nuk e vrasin atë, të cilin Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e meriton në bazë të drejtësisë, … – Atë që Zoti e ka ndaluar të vritet është muslimani, ose edhe jomuslimani që ka marrëveshje paqeje me muslimanët. Vrasja e tyre lejohet veçse në raste të veçanta, të përcaktuara nga ligji i Zotit, si p.sh. në rastin e dënimit për krimin e vrasjes, ose të imoralitetit të atij që është i martuar ose kur e ka lejuar Zoti në ligjin e Tij.

… dhe nuk bëjnë imoralitet.Ata e ruajnë vendturpin, nderin dhe dëlirësinë e tyre, siç thotë i Madhëruari: “…edhe ata që e ruajnë ndershmërinë e vet dhe shkojnë veç me gratë e veta ose me robëreshat që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajësohen. Ndërsa ata që kërkojnë më tepër, ata janë të shfrenuarit.” [Mu’minun 5 -7].

Kush i bën këto, e pret ndëshkimi. – Ai që bën këto krime, si idhujtaria, vrasja e padrejtë dhe imoraliteti, “e pret ndëshkimi” Atë e presin dënime të shumta. Më pas, Allahu e përforcon këtë, duke thënë: