– “Ata i thoshin (Musait): “Me çfarëdo argumenti magjepsës që të na vish, ne nuk do të të besojmë.”.” – Kuptimi: Ne jemi të bindur se ti je magjistar, prandaj çfarëdo lloj fakti të na sjellësh, ne nuk lëkundemi nga mendimi ynë për ty. Ti je një magjistar, me qëllime të zeza ndaj nesh, prandaj nuk kemi për të pranuar dhe miratuar asnjë prej porosive të tua, që ti pretendon se i sjell nga Zoti.
Ky qe një tregues i kokëfortësisë dhe këmbënguljes së tyre në të kotën. Në atë gradë kishte arritur kufri dhe inati i tyre, saqë për ata ishte njëlloj: me apo pa mrekulli, ata nuk besonin. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ndëshkime të shumta mbi ta, njëri pas tjetrit: