Select Page

(Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit) Janë ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, … – Këtu përfshihen shpenzimet e detyrueshme dhe ato të pëlqyeshme. Pra, edhe në drejtim të shpenzimeve ata janë të ekuilibruar. Ata nuk e teprojnë duke shpenzuar vend e pa vend, duke hyrë në sërën e shpërdoruesve dhe të atyre që cenojnë detyrimet. Gjithashtu, ata “…nuk janë dorështrënguar …”, pra, nuk bëhen kopracë, që të mos plotësojnë detyrimet financiare. Ata gjejnë një të mesme të artë.

… por mbajnë mesataren e janë të matur. – Ata nuk e teprojnë dhe nuk i përflasin shpenzimet e tyre. Allahu i përshkruan si kauama – të matur. Pra, ata shpenzojnë për plotësimin e detyrimeve, duke dhënë zekatin, duke kryer kompensimet dhe detyrimet financiare në formën e duhur dhe korrekte, pa shkaktuar dëme dhe pa neglizhenca. Kjo tregon për drejtësinë dhe për mirëmenaxhimin e pasurisë nga ana e tyre.