Select Page

Shumë i keq është, vërtet ai (Xhehenemi), si vendbanim dhe vendqëndrim. – Kjo është shprehje përunjësie dhe lutje me përgjërim, që ia drejtojnë Zotit. Ata i qahen Atij dhe i thonë se nuk mund të përballojnë atë ndëshkim. Por e thonë edhe për të kujtuar mirësitë e Allahut ndaj tyre, sepse mirësia e largimit të së keqes është në varësi të asaj të keqeje dhe përmasave të saj. Sa më e madhe të jetë e keqja që është larguar, aq më i madh është gëzimi dhe lumturia për të.