– “Ai u tha: “Po, madje (edhe më shumë) ju do të jeni nga më të afërmit e mi”.” – Faraoni iu përgjigj pozitivisht kërkesës së tyre, duke u premtuar shpërblim të madh dhe ngritje në poste të larta. Ai u bëri premtime joshëse, që ata të jepnin maksimumin në këtë përballje kaq të rëndësishme. Kur ata u mblodhën në vendin e caktuar, përpara një turme të madhe, thanë: