– “Është Ai që lejoi të bashkohen dy dete, njëri i pijshëm e i shijshëm, e tjetri i njelmët e i idhët, …“ – Është vetëm Allahu Ai që i lejon dy ujëra të takohen, njëri ujë i ëmbël, siç janë lumenjtë, dhe tjetri ujë i kripur. Secilin prej tyre është bërë në dobi dhe në të mirë të krijesave.
– “… dhe bëri pengesë mes tyre …“ – Ai ka vendosur mes tyre një pengesë, që të mos përzihen me njëri-tjetrin, sepse kështu do të cenohej dobia e secilit prej tyre dhe qëllimi përse janë bërë të tillë.
– “… dhe një ndarje që të mos përzihen.“ – Pra, është një pengesë të pakalueshme.