– “Ne e shpërndajmë atë (shiun) që ata të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshën gjë tjetër veç refuzimit.“ – Edhe pse Allahu i Lartësuar u sjell krijesave këto shenja, që mund t’i shohin me shqisat e tyre dhe që mund t’i njohin ato hollësisht, edhe pse u ka bërë të mundur t’i shprehin Atij mirënjohjen dhe ta kujtojnë me adhurime, megjithatë shumica e krijesave nuk dinë gjë tjetër veç mohimit. Kjo ndodh për shak të moralit dhe natyrës së tyre të prishur dhe të përlyer.