– “Pastaj Ne e tërheqim atë (hijen) pranë vetes pak nga pak.“ – Sa më shumë të ngrihet dielli lart në qiell, aq më shumë shkurtohet hija, dalëngadalë, derisa zhduket plotësisht. Ndryshimi i hijes dhe diellit, që krijesat e shohin vazhdimisht dhe ajo që ndodh çdo ditë, si ndryshimi i natës dhe ditës apo ndryshimi i stinëve, sjellin shumë dobi për krijesat. Të gjitha këto janë argumenti më i fortë që tregon për pushtetin, madhështinë, mëshirën dhe përkujdesin e Allahut për krijesat. Kjo tregon se Ai është i vetmi i Adhuruar i merituar. Ai është i Dashuri, i Madhi dhe i Ploti në madhështinë dhe bujarinë e Tij.