Select Page

– “A e ke parë ti atë, që si të adhuruarin e tij ka zgjedhur pasionin e vet?“ – A nuk çuditesh nga gjendja dhe humbja ku ai është zhytur? Por ajo që është më e çuditshme është fakti se një i tillë e gjykon veten sikur është në gradat më të larta.

– “Mos vallë, ti do të bëhesh mbrojtës për të?!“ – Pra, ti nuk mund të jesh imponues dhe përgjegjës për ta. Detyra jote është vetëm qortimi e këshillimi i qartë. Në fakt, ti e ke kryer detyrën tënde dhe tashmë llogaria e tij është tek Zoti.