Select Page

A nuk e sheh ti se ata hidhen në çdo anë (herë lavdërojnë, e herë përqeshin). Nga humbja dhe devijimi i tyre, hallakaten sa në një anë, në tjetrën. Herë lavdërojnë si hipokritë, e herë të tjera shajnë dhe fyejnë. Herë mbështesin të vërtetën, dhe herë gënjeshtrën dhe kotësinë. Herë thurin himne e lëvdata, dhe herë të tjera tallen e përqeshin. Këtu i sheh të gëzuar, më pas të dëshpëruar. Ata nuk mbajnë një qëndrim të vetëm parimor e të drejtë.