– ”Madje, ata janë të penguar edhe për ta dëgjuar!” – Ata nuk mund as të përballojnë dot dëgjimin e tij, prandaj dhe i rrinë larg. Për ta ruajtur këtë Kur’an, Zoti lëshon kundër tyre shkëndija të zjarrta. Pjesë e ruajtjes së Kur’anit është edhe fakti se ai që e solli nga Zoti tek Muhamedi ishte meleku Xhibril. Ai është më i forti i melekëve, që shejtani nuk mund as t’i afrohet ose të vërtitet pranë sinorit ku gjendet ai. Kjo i ngjan ajetit: “Ne e shpallëm Mesazhin (Kur’anin) dhe, sigurisht, Ne do të jemi mbrojtës të tij.” [Hixhr 9].