– ”A mos po kërkojnë, vallë, shpejtimin e dënimit Tonë?!” – Mos kërkojnë që t’u shpejtohet dënimi? Ai është një dënim i dhembshëm, që nuk mund të shpërfillet dhe të përçmohet. Po çfarë i mashtroi këta të mjerë? Mos vallë kanë fuqi dhe energji për ta përballuar dhe duruar atë?! Apo kanë forcë e pushtet për ta larguar prej vetes, kur të zbresë, ose për ta ndaluar që të zbresë? Apo mendojnë se Ne nuk kemi forcë e pushtet për të bërë diçka të tillë?