– ”A nuk ishte provë për ata (për jobesimtarët mekas), se atë (Kur’anin) e dinin edhe dijetarët e bijve të Izraelit?” – A nuk u mjafton atyre si shenja dhe argument për të treguar saktësinë e kësaj shpalljeje dhe se është prej Zotit, fakti që: “…atë (Kur’anin) e dinin edhe dijetarët e bijve të Izraelit?” Ata ishin njerëzit më të ditur në atë kohë rreth këtyre çështjeve.
Në çdo çështje që ka paqartësira e dyshime, njerëzit duhet të kthehen në njerëzit e specializuar në njohuritë përkatëse, dhe fjala e tyre merret për bazë. Kështu, edhe në kohën e Musait, magjistarët që ishin të specializuar në njohurinë e magjisë, dëshmuan se ajo që solli Musai nuk ishte magji, por mrekulli nga Zoti. Ata ishin ekspertë dhe dhanë atë dëshmi, që ishte e pranueshme, ndërsa fjalët e të tjerëve ishin të kota dhe nuk merreshin për bazë.