Select Page

Vërtet, këtu ka fakte … Në të gjitha këto ka shenja, që tregojnë sinqeritetin dhe besnikërinë e Shuajbit dhe të asaj në të cilën ai i ftoi, ka shenja që tregojnë për kotësinë e asaj që mbronte populli i tij.

– ”… por shumica e tyre nuk besojnë.Edhe pse panë shumë mrekulli, shumica e tyre nuk besuan, sepse nuk e kishin pastërtinë për të pranuar imanin dhe sepse nuk kishte mirësi në ata, siç thotë Zoti në një ajet tjetër: “Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti.” [Jusuf 103].