– ”Por ata e mohuan atë.” – Kështu, mohimi u bë refreni i tyre dhe refuzimi i së vërtetës u bë cilësi e tyre e pandashme, aq sa shenjat dhe argumentet nuk u sillnin më asnjë dobi. Për ta mbetej vetëm dënimi.
– ”Atëherë, ata i goditi dënimi i Ditës së Hijes (së reve plot ndëshkim).” – Allahu i Lartësuar u solli një ré në qiell në ato ditë të nxehta dhe përvëluese, pikërisht kur ata po kërkonin një hije që të gjenin pak freski. Kështu, ata u mblodhën të gjithë nën atë hije, që nuk do të ishte aspak freskuese për ta.
Pikërisht atje ku prisnin të gjenin freski, Zoti i përvëloi me një ndëshkim të dhembshëm, e kështu mbetën në të si kufoma të ftohta, duke i lënë shtëpitë e tyre të shkreta. Ashtu nisën rrugën drejt vendit të ndëshkimit dhe dëshpërimit të përjetshëm.
– ”Vërtet, ai ishte dënimi i Ditës së Madhe. – Ata të mjerë nuk mund të kthehen në këtë dynja, që të bëjnë punë të mira. Edhe ndëshkimi ku u zhytën kurrë nuk do t’u zbutet ndonjë çast dhe as nuk u jepet mundësia që të kthehen.