Select Page

Shuajbi tha: “Zoti im e di më së miri atë që bëni ju.” – Allahu e di më mirë se kur e zbret ndëshkimin dhe a do t’i zbresë shenjat dhe mrekullitë e kërkuara. Nuk jam unë ai që i sjell këto gjëra. Unë kam detyrë veçse t’ju këshilloj dhe ta kumtoj qartë Shpalljen e Zotit, detyrë të cilën e bëra. Ai që ka pushtetin në dorë është Zoti im, i cili është i Gjithëditur për punët dhe gjendjen tuaj dhe Ai do t’ju shpërblejë për atë që ju keni pasur si synim. Ai do të llogarisë me drejtësi dhe kështu do t’ju shpërblejë.