Select Page

Nëse je i vërtetë, atëherë bëj që të bjerë mbi ne një copë (ndëshkimi nga) qielli! Sigurisht kjo ishte një paturpësi e madhe dhe padrejtësi nga ana e tyre. Kjo ishte shpifje e pastër, edhe pse ishin tërësisht të bindur për të kundërtën. Çdo profet që është dërguar për të ftuar popullin e vet është përballur me refuzimin e tyre dhe gjithmonë ka polemizuar me ta. Atëherë, Zoti u ka sjellë profetëve shenja madhështore, të shfaqura në duart e tyre dhe të mjaftueshme që njerëzit të bindeshin për vërtetësinë e tyre dhe të shpalljeve të Zotit që ata sollën.

Në mënyrë të veçantë, Shuajbit iu dha një shenjë dhe aftësi e mrekullueshme në komunikim me popullin e tij. Ai u quajt edhe Hatibul Enbija – Hatibi i Profetëve, pikërisht për aftësinë dhe urtësinë e tij të veçantë në këshillimin dhe kujdesin për popullin e tij. Ai i ftonte ata me mënyrën më të bukur dhe të zgjedhur me shumë kujdes. Populli i tij ishte tërësisht i sigurt për sinqeritetin e këtij Profeti të dalluar dhe për faktin se ajo që solli nga Zoti ishte e vërtetë dhe e drejtë. Kështu, pretendimi i tyre se ai ishte gënjeshtar, ishte i kotë. Ata thanë: “… bëj që të bjerë mbi ne një copë qielli!”, pra, copa ndëshkimi shfarosëse mbi ne.

Nëse je i vërtetë në këtë pretendim, atëherë le të bjerë mbi ne dënimi shkatërrues dhe shfarosës. Kjo i ngjante fjalës së mohuesve të hershëm: “Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kur’an) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë dënim të rëndë!”.” [Enfal 32]. Por ajeti mund të ketë kuptimin se ata kërkuan që të zbriste ndonjë nga shenjat dhe mrekullitë që ata propozojnë si kusht për të besuar. Atëherë, Shuajbi u tha: