Select Page

Populli i Lutit nuk i besoi të dërguarit. Vëllai i tyre, Luti, i tha: “A nuk keni frikë (Allahun)?” Unë jam një profet i besuar, i dërguar (veç) për ju. Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m’u bindni mua! Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve. Profeti i ftoi në mirësi dhe besim, por ata iu përgjigjën njëlloj si popujt e shkuar, që refuzuan profetët e tyre. Të ngjashme ishin zemrat e tyre në kufër, prandaj ishin të ngjashme edhe fjalët e tyre në refuzimin e profetëve dhe mohimin e të vërtetës. Por këta të poshtër, përveç idhujtarisë, bënin edhe një poshtërsi që askush para tyre nuk e kishte bërë.