– ”Ti je veçse një njeri sikurse edhe ne.” – Ti je veçse një njeri, sikurse edhe ne. Atëherë, çfarë ke ti më tepër, që të na ftosh të të pasojmë?
– ”Sill një argument, nëse thua të vërtetën!” – Edhe pse gjendja dhe besnikëria e këtij profeti dhe ajo në të cilën ai i ftonte njerëzit ishte mëse e mjaftueshme për besuar në vërtetësinë e Shpalljes, atyre u dukej e pamjaftueshme. Për shkak të ngurtësisë së zemrave, ata kërkuan prova të tjera, sipas dëshirës së tyre. Zakonisht ata që kërkojnë të tilla prova nuk shpëtojnë, sepse ata i kërkojnë ato me qëllim për të mos besuar dhe të shtyrë nga urrejtja kundër të vërtetës.