– ”… që bëjnë shkatërrime në tokë dhe nuk përmirësojnë.” – Shkatërrimi i tokës me poshtërsi dhe nxitja e njerëzve për to ishte cilësia e tyre e pandashme dhe dalluese. Ata dinin vetëm të shkatërronin dhe nuk sillnin asnjë përmirësim. Ata ishin mbartës së ligësisë. Ata ishin të përkushtuar në kundërshtimin e Profetit dhe ftonin në rrugët e humbjes, prandaj Salihu i paralajmëroi që të mos mashtroheshin prej tyre. Mbase këta janë ata për të cilët Allahu ka thënë: “Në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë dhe nuk përmirësonin.” [Neml 48]. Sidoqoftë, këshilla e Profetit nuk u bëri dobi atyre dhe nuk e përfillën fare atë. Madje ata i thanë Salihut: