Select Page

Kështu, ata e mohuan atë (Hudin) dhe Ne i shkatërruam ata. Kështu, mohimi i ftesës u bë një cilësi e tyre, që nuk ndryshonte për asnjë shkak, prandaj Allahu i Madhëruar i shkatërroi të gjithë sikurse thotë në ajetin tjetër: “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhé, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre? [Hakka 6 – 8]. Pastaj tha:

Vërtet, këtu ka fakte …Këtu ka argumente që tregojnë për sinqeritetin dhe besnikërinë e Profetit (a.s) dhe për vërtetësinë e asaj që ai solli nga Zoti. Ato tregojnë, gjithashtu, për kotësinë e asaj që ndiqnin këta njerëz të humbur, të zhytur në shirkun, tiraninë dhe padrejtësinë e tyre.

– ”… por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë. Ata nuk besojnë, edhe pse faktet e kësaj të vërtete ishin të shumta.