– ”Ata thanë: “Për ne është njëlloj, na këshillon apo nuk na këshillon.” – Këto ishin fjalët e mohuesve të së vërtetës dhe refuzuesve të profetëve: “Për ne është njëlloj, na këshillon apo jo.” Të dyja rastet për ta ishin tërësisht njëlloj. Kjo ishte një shprehje e arrogancës së tyre të madhe. Këshillat dhe porositë e Zotit janë të fuqishme dhe ndikuese të forta në zemër.
Madje, edhe malet do të çaheshin nga frika për Zotin, me gjithë fortësinë dhe ngurtësinë e tyre. Ato këshilla prekin edhe shpirtrat e njerëzve të mençur. Por ngurtësia dhe injoranca e këtyre njerëzve kishte arritur në atë masë, saqë asgjë nuk u bënte efekt. Kështu ndodh me zemrat që janë të mbushura me padrejtësi dhe janë të zhytura në errësirë. Për to nuk ka shpresë për udhëzim.