– ”Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit. Vëllai i tyre, Hudi, u tha: “A nuk e keni frikë (Allahun)?” – Edhe ky popull i quajtur Ad mohoi profetët e Zotit. Edhe pse mohuan vetëm profetin e tyre Hud, kjo u konsiderua si mohim i të gjithë profetëve të Zotit, sepse mesazhi dhe ftesa e të gjithëve ishte e njëjtë. Vëllai i tyre nga gjaku dhe farefisnia u tha plot urtësi dhe butësi: “A nuk e keni frikë (Allahun)? A nuk po i frikësoheni Zotit dhe të braktisni adhurimin e idhujve?