– ”Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.” – Me krenarinë dhe forcën e tij, Allahu i poshtëroi e i mposhti mohuesit, duke i mbytur që të gjithë me atë tufan të pashembullt. Allahu është Mëshirëplotë për të dashurit e Tij, që i ka zgjedhur të kujdeset për ta. Ai e shpëtoi Nuhun dhe ata që besuan së bashku me të.