Allahu i Madhëruar na tregon për ata që mohuan profetin Nuh dhe për mënyrën si iu përgjigjën ftesës së tij dhe se si i ftoi ai në rrugën e drejtë. Ai na tregon më pas për përfundimin e të gjithëve:
– ”Edhe populli i Nuhut mohoi të dërguarit.” – Vëreni me kujdes! Ai tha: “….mohoi të dërguarit”. Pra, në numrin shumës. Kështu, mohimin e Nuhut e konsideroi si mohim të të gjithë profetëve, sepse ata kanë qenë të gjithë unanimë në mesazhin e tyre. Kështu mohimi i çdo njërit prej tyre konsiderohet si mohimi i të gjithëve dhe i asaj që ata sollën prej Zotit.