Select Page

Kështu, Ne ua lamë ato bijve të Izraelit.Të gjitha këto kopshte, lumenj e burime dhe vende të mrekullueshme ua lamë bijve të Izraelit, të cilët më parë ishin skllevër te Faraonit, që i detyronte të kryenin punë të rënda. I lavdëruar qoftë Ai, që ia jep pasurinë dhe pushtetin kujt të dëshirojë dhe ia heq nga dora kujt të dëshirojë! Allahu ia jep krenarinë kujt të dëshirojë dhe poshtëron kë do Ai, duke e lënë të zhytet në poshtërsi dhe mosbindje ndaj Tij.