– “Dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e botëve, Në Zotin e Musait dhe të Harunit.” – Kështu u shkatërrua dhe u mposht e pavërteta në atë tubim dhe përballje të madhe. Vetë mjeshtrat më të mëdhenj të magjisë e pranuan kotësinë e magjisë dhe e vërteta doli qartë. I gjithë populli e pa qartë të vërtetën. Megjithatë, Faraoni këmbënguli në arogancën dhe mohimin e tij, duke e shtuar edhe më shumë tiraninë dhe shprehjen e refuzimit. Ai u tha magjistarëve: