Select Page

Dhe ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre … Litarët dhe shkopinjtë dukeshin si gjarprinj, që i magjepsën shikimet e njerëzve. Gjatë kësaj shfaqeje, ata thanë:

– “Për hir të madhërisë së Faraonit, do të jemi ne ata që me siguri do të fitojnë.” – Ata u mbështetën në forcën dhe krenarinë e një robi të dobët e të pafuqishëm në çdo aspekt, por që ishte treguar tiran dhe i pashpirt me ta. Ai kishte krijuar një mbretëri dhe ushtri, që të dukej një mbret i fuqishëm, prandaj njerëzit u mashtruan nga kjo pamje.

Shikimet e tyre nuk depërtonin më thellë, për të parë realitetin e gjërave. – Gjithashtu, ka mundësi që kjo fjalë e thënë prej tyre ishte një lloj betimi. Pra, u betuan në krenarinë e Faraonit se ata do të fitonin.