– “Edhe popullit iu tha: “A do të mblidheni, që t’u shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të dalin fitimtarë?” – U bë një ftesë për të gjithë njerëzit, që të merrnin pjesë në këtë tubim. Ata u thoshin njerëzve të mblidheshin, që t’i përkrahnin magjistarët, në mënyrë që të fitonin. Ata u thoshin: “Ejani të tubohemi dhe të shohim fitoren e magjistarëve mbi Musain, sepse ata janë shumë të zotë në magji!
Mblidhuni të dëshmoni aftësitë e tyre të mëdha dhe dhe t’i nderoni ata, si vlerësim të magjisë!” Nëse ata do të synonin të vërtetën, do të thoshin: “Ejani në tubim dhe të shohim kush do të fitojë, dhe kështu të pasojmë të vërtetën!” Por, që në fillim të përballjes, ata e kishin përcaktuar se çfarë synonin, pra, donin thjesht refuzimin e Musait. Por ata të mjerë nuk e kuptonin se tashmë nuk do të kishte për ta asnjë justifikim për mospranimin e së vërtetës.