Select Page

Ai (Faraoni) u tha parisë që e rrethonin: “Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë dhe me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj.Faraoni po u fliste parisë rreth e rrotull tij, që të kundërshtonin të vërtetën dhe shenjat që Musai solli. Ai tha: “…me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj. Atëherë, çfarë më këshilloni?Ai synon që t’ju nxjerrë nga toka dhe zotërimet tuaja.”

Kështu u hidhte hi syve dhe i manipulonte ata, sepse e dinte mirë nivelin dhe mendjet e tyre të dobta. Ai po u thoshte se të gjitha ato veprime ishin njëlloj si magjitë. Ata e dinin se magjistarët bënin gjëra të çuditshme, që njerëzit e thjeshtë nuk i bënin dot.

Pasi u futi këtë mendim për Musain dhe veprat e tij të jashtëzakonshme, ai filloi t’i bindte për qëllimet që gjoja fshihte ky ‘magjistar’, duke u thënë se Musai kërkonte t’i dëbonte ata nga pronat dhe pushteti i tyre, prandaj ata duhet të luftonin kundër këtij armiku, për të mbrojtur vlerat dhe jetën e tyre.

– ‘Atëherë çfarë më këshilloni?” – Ju duhet të mendoni për luftën dhe qëndrimin kundër këtij armiku, që kërkon t’ju dëbojë me gjithë familjet e pasuritë tuaja. Pra, çfarë propozoni të bëjmë me të?