– “Faraoni tha: “Nëse ti beson zot tjetër përveç meje, do të të fus në burg.” – Allahu e poshtëroftë dhe e shëmtoftë! Me këto fjalë, ai mëtoi se mund të bindte edhe Musain që ta adhuronte atë si zot, madje të mos pranonte zot tjetër veç tij. Kështu mund të kuptohet kjo fjalë e çmendur, sepse për Faraonin dhe rrethin e tij ishte e qartë se si qëndronte e vërteta dhe ishin të sigurt për vërtetësinë e Musait. Atëherë, Musai i tha: