– “Faraoni tha: “Profeti që është dërguar ndër ju është, vërtet i çmendur.” – Ai po thotë diçka që bie në kundërshtim me atë që pranojmë ne. Ai na kundërshton në rrugën tonë. Sipas Faraonit, ishin ata të logjikshmit dhe të mençurit, e jo Musai. Sipas Faraonit, të diturit janë ata që pretendojnë se nuk janë të krijuar dhe se qiejt dhe Toka kanë ekzistuar dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë pa qenë nevoja e një krijuesi, që t’i bëjë të ekzistojnë. Sipas tyre, edhe ata vetë janë krijuar pa qenë nevoja e një Krijuesi. Sipas mendjes së mohuesit, një krijesë që është e dobët dhe e mangët nga çdo aspekt duhet të adhurohet.
Sipas tij, është çmenduri dhe e pakuptimtë që të besosh se ka një Krijues të botës qiellore dhe tokësore, që kujdeset dhe u dhuron robërve mirësitë e Tij të dukshme e të fshehura. Është e palogjikshme që ky Zot t’i ftojë krijesat që ta adhurojnë. Kështu, ai vazhdoi të fliste dhe manipulonte mendjet e njerëzve dhe t’ua zbukuronte këtë mashtrim. Në fakt, edhe ata ishin një popull mendjelehtë dhe me logjikë të dobët, prandaj iu bindën. Ata i tejkaluan të gjithë kufijtë. Duke hedhur poshtë mohimin e Faraonit për Zotin e botëve, Musai tha: