Select Page

Musai i tha: “Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse doni të jeni të sigurt.” – Ai është Zoti i qiejve i tokës dhe i gjithçkaje mes tyre. Është Ai që krijoi botën qiellore dhe atë tokësore dhe përkujdeset për to me të gjitha mënyrat. Ai rregullon çdo çështje në të. Mes kësaj bote të krijuar nga Ai, jeni dhe ju, o njerëz. Atëherë, si e mohoni krijimin e këtyre krijesave dhe Atë që i shpiku ato? Pas këtyre fjalëve, Faraoni i drejtohet popullit dhe, duke dashur të nënçmojë dhe të fusë edhe në popull përçmimin për Musain, tha: