– “E çfarë të mire më përmend, kur ti i robërove Bijtë e Izraelit?” – E çfarë të mire më tregon, kur ishe ti që i skllavërove bijtë e Izraelit? Apo e quan mirësi që nuk më skllavërove edhe mua me ta? Në të vërtetë, kur e mendon, e kupton si ti i ke bërë padrejtësi këtij populli e kombi të zgjedhur dhe të mirë dhe i ke tërhequr dhe skllavëruar në shërbimin tënd. Ndërsa mua më shpëtoi Zoti nga tirania jote, pikërisht gjatë tiranisë gjakatare ndaj popullit tim. Atëherë, çfarë mirësie po më tregon se ke bërë kundrejt meje?