– “Allahu tha: “Kurrsesi!“ – Jo, nuk do të mund t’ju vrasin. Ne do t’ju japim pushtet dhe argument të fortë, prandaj ata nuk kanë për t’ju kapur. Me ajetet e mrekullitë Tona, ju të dy dhe të gjithë ata që ju pasojnë do të jeni fitimtarë. Faraoni nuk mund ta vrasë Musain, me gjithë përçmimin dhe refuzimin e fortë për të dhe popullin e tij.
– “Vazhdoni, atëherë që të dy me argumentet Tona!“ – Vazhdoni me provat, të cilat tregojnë për vërtetësinë tuaj dhe të shenjave që sillni nga Zoti
– “Ne jemi me ju dhe dëgjojmë gjithçka.“ –Unë ju ruaj dhe kujdesem për ju.