Select Page

Musai tha: “O Zoti im! Unë kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar. Do të më shtrëngohet kraharori dhe mund të më lidhet gjuha (e të mos flas rrjedhshëm).Duke u ankuar tek Zoti i vet dhe duke kërkuar ndihmën për të mbajtur këtë premtim, Musai tha: “O Zoti im! Unë kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar, se do të më shtrëngohet kraharori dhe mund të më lidhet gjuha (e të mos flas rrjedhshëm).”

Ashtu siç thuhet edhe në suren Ta Ha, ajetet 25 – 35: “Ai (Musai) tha: “Musai tha: “O Zoti im! Zgjeroma gjoksin, lehtësoma këtë punë dhe zgjidhma nyjën e gjuhës (pengesën që kam kur flas), që ta kuptojnë fjalën time! Më jep një ndihmëtar nga familja ime, Harunin, timvëlla! Ma shto fuqinë me të dhe bëma shok në punën time, që të të lavdërojmë Ty shumë e më shumë dhe të të kujtojmë Ty shumë e më shumë! Vërtet, Ti je Ai që i sheh gjithmonë punët tona.”.”.

Prandaj dërgoma Harunin si ndihmëtar (e profet)! – Allahu iu përgjigj lutjes dhe kërkesës së tij, duke e bërë edhe Harunin profet. Kështu, Allahu ia bëri atë krah e mbështetje në çështjen e tij, që pranimi i besimit të ishte më i lehtë për ta.