– “Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.“ – Ai është El Aziz – Krenari e Ngadhënjimtari, që ka nënshtruar çdo krijesë. Atij i përulet e nënshtrohet bota qiellore dhe ajo tokësore. Ai është Er-Rahim – Mëshirëploti, mëshira e të cilit ka përfshirë çdo gjë dhe mirësia e Tij ka mbuluar çdo gjallesë. Ai është Krenari e Ngadhënjimtari, që i shkatërroi keqbërësit me atë lloj ndëshkimi. Ai është Mëshirëploti, që i mëshiron fatlumët, duke i shpëtuar nga çdo sherr dhe bela.