– ”Unë jam urdhëruar të këndoj Kur’anin.” – Jam urdhëruar, gjithashtu, që ta këndoj këtë Kur’an dhe ta kumtoj atë ndër njerëz. Unë jua këndoj dhe transmetoj atë juve, që të udhëhiqeni prej tij, të mësoni tekstin e tij e të kuptoni mesazhin e tij. Kjo është detyra ime dhe unë e përmbusha atë.
– ”Kush e pranon udhëzimin e tij, ka gjetur udhëzimin për veten e vet.” – Dobija i kthehet atij dhe, sepse frytet e punës do t’i shijojë vetë ai.
– ”Kush e ka humbur rrugën, ti thuaji: “Unë jam veçse një paralajmërues.”. – Unë nuk kam në dorë udhëzimin tuaj dhe as mund të bëj që ju të nënshtroheni dhe ta adhuroni Zotin.