– ”A nuk e shohin ata se Ne ua bëmë Natën që të pushojnë, kurse Ditën të ndritshme?” – A nuk e shohin këtë shenjë madhështore dhe mirësi të pashembullt? A nuk e dinë se është Allahu, Ai që ua lehtësoi dhe e bëri në shërbim të tyre natën dhe ditën.
Natën e bëri të errët, që robërit të pushojnë e qetësohen dhe të jenë gati për punët e së nesërmes. Ndërsa ditën e bëri të shndritshme, plot jetë e gjallëri, që njerëzit të shpërndahen në kërkimin e të mirave dhe ndërtimin e jetës së tyre.
– ”Në këtë ka argument për njerëzit që besojnë.” – Ka fakte për ata që besojnë në njëshmërinë e Allahut dhe për mirësitë e Tij të shumta dhe të mrekullueshme.