– ”Derisa kur të vijnë (para Gjykimit) …” – Kur të mblidhen dhe grumbullohen të gjithë bashkë, do t’u thotë atyre me fjalë torturuese dhe dëshpëruese:
– ”Allahu do t’u thotë: “A i mohuat argumentet e Mia pa pasur asnjë dije për to?” – Ishte detyrë për ju të mendoheshit mirë, derisa të zbulohej dhe shfaqej e vërteta. Ju duhej të mos flisnit asnjë fjalë pa informacon të sigurt. Atëherë, si mundet që e mohuat të vërtetën, ndërkohë që nuk kishit aspak dituri për të?!
– ”Çfarë bëtë ju ashtu (në dynja)?” – Allahu i pyet ata për diturinë dhe veprat që bënin në dynja. Në fillim del në pah se ata e kanë mohuar të vërtetën pasi nuk denjonin ta njihnin atë. Ndërsa veprat e tyre ishin jo për Zotin e jo sipas porosive të Profetit të Zotit.