– ”Dhe, pa dyshim, ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët.” – Kur’ani është udhëzues dhe udhërrëfyes për të dalë e shpëtuar nga humbja, dyshimet e të gjitha pasiguritë. Ai është gjithashtu mëshirë, me të cilën freskohen zemrat e besimtarëve dhe rregullohen çështjet e fesë dhe të dynjasë së tyre. Por kjo është vetëm për besimtarët, të cilët besojnë në vërtetësinë e këtij libri që vjen prej Zotit. Ata pranojnë gjithçka që vjen nga Kur’ani dhe përkushtohen në meditimin dhe kuptimin e saktë të mesazheve të tij. Vetëm këtyre u jepet drita e udhëzimit për të ecur në rrugën e drejtë të Zotit. Vetëm këtyre u jepet forcë dhe i përfshin mëshira e Zotit, e cila u mundëson lumturinë, fitoren e çdo të mire dhe shpëtimin nga çdo e keqe.