Select Page

Madje, më e pakët është dija e tyre për botën tjetër … Kjo lloj njohurie është shumë e dobët dhe për këtë arsye ata janë të pasigurt. Madje shumë prej tyre nuk kanë asnjë njohuri rreth saj.

– ”… prandaj janë në dyshim (e në pasiguri) për atë.Ata kanë dyshime rreth ahiretit. Thjesht dyshimi për diçka tregon se nuk ke asnjë lloj diturie rreth saj, sepse sado e vogël dhe e pakët të jetë dituria, ajo nuk bashkohet në një zemër me dyshimin, mëdyshjen e pasigurinë.

Madje, ata janë të verbër ndaj saj.Ata janë tërësisht të verbër. Zemrat e tyre nuk shohin asnjë mundësi se ajo do të ndodhë. Zemrat e tyre as nuk e shohin fare mundësinë e ndodhisë së ringjalljes, për shkak të verbërisë që kanë.