– ”Është Ai që e fillon krijimin (e njeriut), e pastaj e përsërit atë (pas vdekjes), dhe Ai që ju furnizon nga qielli dhe nga toka.” – Kush është ai që e filloi krijimin nga hiçi, duke i shpikur krijesat, pa asnjë shembull të mëparshëm, dhe pastaj e rifillon dhe e rikthen krijimin në ditën e ringjalljes dhe të llogarisë me drejtësi? Kush është Ai që ju zbret riskun nga qielli dhe nga toka nëpërmjet shiut dhe gjithçkaje që merr jetë nëpërmjet tij?
– ”A ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Allahut?” – A ka ndonjë zot që ka fuqinë për diçka të tillë, përveç Allahut?
– ”Thuaj: “Sillni argumentin tuaj …” – Sillini argumentet dhe faktet tuaja për këtë që thoni.
– ”… nëse thoni të vërtetën!” – Ju pretendoni se idhujt janë partnerë të Zotit në këtë çështje, por kjo nuk mbështetet në asnjë fakt e argument. Mësojeni, o të mjerë, se ju jeni thjesht ndjekës të kotësisë, të pa mbështetur në asnjë argument.
Ftesa për ju është që të ktheheni në argumentet e sigurta logjike dhe faktet fetare dhe të Shpalljes, që tregojnë në mënyrë të prerë dhe të sigurt se Allahu i Lartësuar është i vetmi që ka në dorë të gjitha çështjet e krijesave dhe Ai është i vetmi, drejt të cilit duhet të kthehen dhe përkushtohen të gjitha llojet e adhurimeve.