Select Page

Është Ai që e ka bërë tokën vendqëndrim për ju e që nëpër të bëri të rrjedhin lumenj. Ai e bëri Tokën të qëndrueshme e të përshtatshme, që krijesat të mund të banojnë, të mbjellin, të punojnë, të ndërtojnë sipër saj dhe të udhëtojnë përmes rrugëve, që i ndërtojnë dhe shtrojnë nëpër të. Ai : “… nëpër të, bëri të rrjedhin lumenj.” Nëpërmjet këtyre lumenjve, që Zoti i bëri të rrjedhin nëpër tokë, robërit përfitojnë ujë për të mbjellat, për kafshët e për veten e tyre. Nëpërmjet tyre gëlon jeta në tokë.

– ”Ai vuri në të (tokë) male të palëvizshme …  Ai vendosi malet si shtylla e pyka për tokën, që të mos lëkundet dhe që të mos jetë e paqëndrueshme.

– ”… dhe mes dy deteve vuri një ndarje.Mes ujërave të kripur dhe ujërave të ëmbël bëri ndarje, që i pengon të përzihen me njëri-tjetrin, sepse kështu të dëmtohet roli i secilit me cilësitë përkatëse të veçanta. Ndër këto pengesa është edhe toka. Kështu, Ai i bëri lumenjtë e liqenet me ujë të pijshëm të ëmbël, që të jenë të ndarë nga deti dhe që njerëzit të mund të përfitojnë prej tyre.

– ”A ka ndonjë zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Allahut?E si mund të adhurosh zot tjetër veç Allahut, i cili e bëri të mundur diçka të tillë?!

– ”Jo. Por shumica e tyre nuk e dinë.Ata i bëjnë shok Allahut duke ndjekur verbërisht të parët e tyre. Nëse do të mendoheshin pak në diturinë e vërtetë, kurrë nuk do t’i bënin shok Zotit.