– ”Këto janë gërmadhat e shtëpive të tyre.” – Shtëpitë u rrënuan dhe mbetën të shkreta, pa banorë dhe pa vizitorë. Askush nuk shkeli më në atë vend, sepse:
– ”Ata u shkretuan për shkak të padrejtësive të tyre.” – Ky ishte përfundimi i padrejtësisë dhe i idhujtarisë së tyre në tokë.
– ”Nuk ka dyshim se në gjithë këtë (ndodhi) ka argument për njerëzit që kuptojnë.” – Ka për ata njerëz që e njohin mirë realitetin dhe meditojnë gjatë në ndodhitë e historitë, që Zoti na ka lënë. Ata dinë të nxjerrin mësime nga veprat e Zotit me të dashurit e Tij dhe ndëshkimin mbi armiqtë e Tij. Ata dinë të marrin mësime nga të gjitha këto dhe e dinë se përfundimi i padrejtësisë është gjithmonë shkatërrimi dhe përfundimi i imanit dhe drejtësisë është shpëtimi dhe arritja e lumturisë.